Valë arrestimesh në Turqi ndërsa afrohen zgjedhjet NULL NULL 25.04.2023 17:10 25.04.2023 17:10 Qindra persona janë arrestuar në Turqi për “terrorizëm” përpara zgjedhjeve vendimtare. Të paktën 110 persona u arrestuan të martën si pjesë e një operacioni “anti-terrorist”, sipas policisë turke, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Operacioni, i cili u tha se synonte Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), vjen tre javë përpara zgjedhjeve kryesore në maj, me presidentin Rexhep Tajip Erdogan që po lufton për të vazhduar sundimin e tij prej dekadash. Arrestimet u bënë në 21 provinca në të gjithë Turqinë, duke përfshirë provincën juglindore të Dijarbakirit, e cila ka një shumicë kurde. “Njëzet avokatë, pesë gazetarë, tre aktorë dhe një politikan” u ndaluan, tha Oda e Avokatëve të Dijarbakirit, duke detajuar se avokatëve u ndalohet të kontaktojnë klientët e tyre për 24 orë. “Shtëpitë e shumë njerëzve, duke përfshirë gazetarë, avokatë dhe drejtues të OJQ-ve, u kontrolluan në orët e hershme të mëngjesit,” tha Shoqata e Studimeve të Medias dhe Ligjit (MLSA), një organizatë jofitimprurëse turke. Zgjedhjet mbarëkombëtare do të zhvillohen në Turqi më 14 maj teksa sondazhet parashikojnë një garë të ngushtë midis Partisë AKP të Erdoganit dhe kandidatit të opozitës Kemal Kiliçdaroglu, pas të cilit janë bashkuar disa parti të tjera politike. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.