Valdrin Sahiti dorëzon pasaportën diplomatike NULL NULL 12.05.2023 16:45 12.05.2023 16:45 Stilisti Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme më datë 26 prill të këtij viti. Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zyrtarja për media nga Ministria e Jashtme e Kosovës, Qëndresa Fazliu. “z.Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023. Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pavleftësuar pasaporta diplomatike”, ka thënë Fazliu. Ajo tutje ka shtuar se deri tani MPJD s’ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimet për ndalimin e Sahitit muajin e kaluar. ”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.