Valdete Daka ankohet se po kërcënohet dhe ofendohet (VIDEO)

Valdete Daka ankohet se po kërcënohet dhe ofendohet (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 1 month më parë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se akuzat politike në adresën e KQZ-së dhe të sajën, janë ndërhyrje në punën e tyre.

“Nuk do të kisha dashur asnjëherë të mbaj konferencë për media për ta mbrojtur punën time. Dua t’i siguroj qytetarët që KQZ-ja është duke punuar maksimalisht që të t’i kryejë detyrat. Angazhimi im, në fushën e zgjedhjeve për më shumë se një dekadë është dëshmi. Akuzat politike në adresën e KQZ-së dhe timen janë ndërhyrje. Kërcënimet janë të papranueshme dhe të rrezikshme”, tha Daka të enjten gjatë një konference të jashtëzakonshme për media.

Këto deklerata, shefja e KQZ-së i tha një ditë pasi që me kërkesë të Komisionit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës verifikoi mbi njëmijë persona që janë pretendentë për deputet e deputete në zgjedhjet parlamentare të  14 shkurtit, njofton Klan Kosova.

Në këtë listë, 47 prej tyre dolën se kanë probleme me ligjin, pra janë dënuar me vendim të prerë gjyqësor në tre vitet e fundit. Këtu përfshihet kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Është ligji dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, që ua pamundëson kandidimin për deputetë atyre që kanë probleme me ligjin dhe unë. Unë nuk e kam shkruar nenin e këtij ligji. Çdo person që mendon që po i bëhet e padrejtë mund të ankohet në PZAP ose në Gjykatën Supreme”.