Valdete Bajrami: Vendosja e taksës ndaj Serbisë është propozuar nga Endrit Shala (VIDEO) NULL NULL 12.08.2019 19:46 12.08.2019 19:46 Anëtarja e kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka thënë se ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar që të vendoset taksa ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka shtuar se sikur PDK-ja ta kishte propozuar këtë tarifë, nuk do të kishte kërkuar më pas që të largohet. “Është mirë që kur ta marrësh qëndrimin, t’i qëndrosh mbrapa dhe jo pastaj të kërkohet që të largohet taksa”. “Ky ka qenë një vendim i partnerëve të koalicionit, mirëpo vendimi është propozuar nga Ministri Shala sepse është dikasteri i tij. Taksa nuk ka ardhur ‘ad-hoc’ pa pasur veprime të tjera. Kanë qenë disa veprime ndaj Serbisë dhe disa taksa të vendosura dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e aktiviteteve të mëhershme”. “Do të jetë vet deklarimi i ministrit Shala, dëshmia të cilën ai e ka propozuar në mbledhje të Qeverisë dhe të cilën e ka miratuar kabineti qeveritar. Kjo është e dëshmuar dhe nuk mund t’i ikë askush këtij fakti”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024