Valdet Jashari: I pashë me sy duke i marrë kufomat e familjarëve që m’i vranë (VIDEO) NULL NULL 06.03.2023 18:37 06.03.2023 18:37 Valdet Jashari, njëri nga të mbijetuarit e familjes Jashari, të cilit i ishin vrarë 11 familjarë, ndër të tjera, ka rrëfyer për momentin kur ka parë që kufomat e tyre i kishin marrë me një kamion ushtria serbe. “Pas gjithë luftës që e bëri lagjja Jashari, unë i plagosur u tërhoqa dhe shkova te familja, por afër familjes s’mund të hyja se e pashë që ishte mbushur me policë e ushtri, andaj kam hipur në kulmin e një shtëpisë afër aty, ashtu i plagosur, i kam parë kur kanë ardhur policia dhe ushtria me një kamion të madh, janë afruar afër dyerve dhe i kanë kapur për këmbësh e për duarsh kufomat dhe i kanë gjuajtur në kamion”, ka rrëfyer Valdeti në Info Magazinë. Ai tha se kufomat e familjarëve i ka identifikuar nga rrobat e tyre. “Aty nga rrobat e kam parë që aty më janë vrarë edhe nëna edhe tre vëllezërit edhe mixha me bashkëshorten edhe xhaxhallarët e tjerë, gjithsej 11 anëtarët e familjes”, shtoi ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.