Vaksinave kundër COVID-19 po u skadon afati (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 3 weeks më parë nga Arbreshë Uka 3 weeks më parë Interesim të lartë për imunizim nuk ka, veçse, vaksina në stok ka mjaftueshëm. Mbi 800 mijë sosh janë ende në dispozicion, njofton Klan Kosova. Megjithatë, në fillim të muajit qershor një sasie të caktuar do t’ju skadojë afati për administrim. Derisa, disa stoqe të tjera afatin e përdorimit e kanë deri në fund të qershorit, korrikut dhe me radhë, varësisht prej periudhave kur Kosova i ka pranuar këto vaksina, si nga prodhuesi Pfizer ashtu edhe nga donatorët. Derisa, furnizimet e fundit Kosova i ka pasur në shkurtin e këtij viti. Donacionin prej mbi 500 mijë dozash të kurës antiCOVID nga Amerika, dhe pothuajse në të njëjtën kohë Kosova e ka përmbyllur kontratën prej 1.2milion vaksinash të blera nga Pfizer. Për një vjet të imunizimit, janë administruar mbi 1milion e 800 mijë doza të vaksinës antiCOVID.
Futboll Mourinho: Finale e bukur në një stadium e vend të bukur, jemi të gjithë të lumtur 26.05.2022 1: 01
Futboll Kumbulla pas fitores: Tani marrim mentalitet fituesi, me Romën një ndjenjë tjetër nga ajo me kombëtaren 26.05.2022 0: 57
Lajme Sekretarja e Jashtme britanike nesër në Bosnje: Duhet të sigurohemi që Putin të dalë humbës nga lufta 26.05.2022 0: 55