Lajmet e fundit

Dezinformatat e kanë ulur vaksinimin kundër fruthit tek fëmijët në Kosovë, duke lënë rreth 5 000 fëmijë pa vaksinë në kohë. Shpesh vaksina kundër fruthit është ndërlidhur me ndikimin në autizëm, por kjo lidhje është mohuar nga ekspertët.
Infektologu Izet Sadiku shpjegoi se dezinformatat kanë ardhur nga rrjetet sociale, ku secili mund të japë mendimet e veta, dhe se studimet e mëparshme ishin gabim.
“Në këtë çështje kanë ndikuar edhe rrjetet sociale ku janë të pakontrollueshme, ku secili mund të jap mendimet e veta. Kjo problematikë ka filluar në vitin 1998-të, ku një grup mjekësh ka konstatuar se ka lidhshmëri me autizmin, por që ka dal që është gabim hulumtimi dhe është tërhequr nga revista ai hulumtim dhe atij mjekut i është marrë licenca dhe ai kurrë s'ka punuar si mjek”.
Profesori në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, Ilir Alimehmeti, theksoi se studimet e mëdha në Danimarkë (650 000 fëmijë), Finlandë (535 000 fëmijë) dhe SHBA (100 000 fëmijë) nuk gjetën asnjë lidhje midis vaksinës kundër fruthit dhe autizmit.
“Në 98-tën kur doli ky studim i bërë me vetëm 12 fëmijë patjetër që ngriti flamurin e kuq dhe gjithë botën kërkimore e ngriti në alarm, sepse ne kur shohim diçka të tillë hidhemi për të bërë kërkimet përkatëse. Dhe shumë sh