Vaksina kundër COVID-19 në Indonezi do të nisë nga ndikuesit e Instagramit NULL NULL 4 ditë më parë 4 ditë më parë Ndër të parët që do të vaksinohen në Indonezi do të jenë ndikuesit e mediave sociale. Sipas mediave ndërkombëtare kjo zgjedhje e autoriteteve ka ardhur si pasojë e fansave të shumtë që ata kanë dhe shpresojnë që qytetarët të binden për t’u vaksinuar. I pari që mori vaksinën ishte Raffi Ahmad, i cili ka gati 50 milionë ndjekës në Instagram dhe dha shembullin e tij dhe ftoi të gjithë të bënin të njëjtën gjë. “Mos kini frikë nga vaksinat“, shkruajti ai përkrah njw video teksa shihej duke u vaksinuar. Të vendosësh se kush duhet të jetë i pari në radhë për dozat e kufizuara të vaksinave ka qenë një sfidë në të gjithë botën, me shumë vende që u japin përparësi mjekëve dhe të moshuarve. Por zyrtari i lartë i ministrisë së Shëndetësisë në Indonezi, Siti Nadia Tarmizi, tha se vendimi për të përfshirë ndikues së bashku me pothuajse 1.5 milion punonjës të kujdesit shëndetësor në raundin e parë të vaksinimit ishte një strategji e qëllimshme e komunikimit qeveritar./tvklan