Vaksina e parë e malaries do të testohet në Malawi NULL NULL 23.04.2019 15:04 23.04.2019 15:04 Testimi i vaksinës së parë të malaries në botë për të mbrojtur fëmijët do nisë në Malawi, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Vaksina RTS, S trajnon sistemin imunitar për të sulmuar parazitin e malaries, që përhapet nga kafshimet e mushkonjave. Eksperimentet më parë kanë treguar se 40% e fëmijëve të moshave 5-17 muajsh që vaksinoheshin ishin të mbrojtur. Rastet e malaries janë duke u rritur përsëri pas një dekade suksesi në luftimin e sëmundjes vdekjeprurëse. Sipas shifrave më të fundit vjetore, rastet globale të malaries nuk po bien, duke shkaktuar shqetësime rreth rilindjes së saj. “Ky është një moment historik për vaksinimet, kontrollin e malaries dhe shëndetin publik”, tha për BBC Dr Kate O’Brien, Drejtoreshë e Imunizimit dhe Vaksinave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Më shumë se 90% të të prekurve që ishin infektuar dhe 435.000 të vdekurit janë nga Afrika. Fëmijët janë veçanërisht të prekur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 55 minuta më parë