Lajmet e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka blerë rreth 90 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal.
Furnizimi me vaksina pritet të bëhet deri në fund të këtij muaji, në mënyrë që procesi i imunizimit të nisë me kohë, në fillim të tetorit.
Nga IKShPK theksojnë se vaksina nuk është vetëm për të moshuarit. Megjithatë, personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike konsiderohen ndër grupet më të rrezikuara dhe, sipas institutit, janë edhe më të përgjegjshmit në marrjen e kësaj vaksine.
Sfidë mbetet vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë, të cilët janë në kontakt të përditshëm me pacientët.
Vaksinimi kundër gripit sezonal do të bëhet në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor, përmes QKMF-ve.
Ndiqeni kronikën më poshtë: