Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vaksina antitërbim: “Karem” mbron kafshët, njerëzit mos t’i prekin

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 24.10.2024 20:42
Vaksina antitërbim: “Karem” mbron kafshët, njerëzit mos t’i prekin

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ka filluar sesionin e vaksinimit nga ajri.

Procesin e shpërndarjes sw tyre si i para i këtij lloji në rajon, e qw përfshin malet brenda territorit e ato të brezit kufitar, doli t`a shoh edhe ministri i Bujqwsisw Faton Peci.

Ai tha se kura që njihet si “karem” është me plot dobi për egërsirat.

Sivjet është hera e parë që financimi bëhet nga buxheti vetanak e jo nga Komisioni Evropian, e qëllimi është që të mbrohet fauna por edhe njerëzit.

Sikur në stinorin pranveror, edhe në këtë vjeshtor shpërndarja do të jetë në dy forma.

Nëse vaksina të tilla hasen nga njerëzit, ato duhet larguar me dorëza, e në rast kontakti anise nuk paraqesin rrezik preferohet vizita te mjeku.

Shpërndarja me avionë bëhet nga një kompani maqedonase, e tenderi 3 vjeçar ka kosto 1.6 milionë euro.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme