Vajzat e Kosovës me suksese edhe në karate NULL NULL 20.09.2021 08:22 20.09.2021 08:22 Rinesa Osmani nga klubi i karatesë “Fushë Kosova”, këtë fundjavë është shpallur nënkampione në kategorinë junior deri në 59-të kilogramë, në Ligën Botërore të Rinjëve në Stamboll të Turqisë. 16-të vjeçarja zhvilloi pesë duele, duke arritur katër fitore ndaj garuesve nga Turqia, Kroacia dhe Polonia, ndërsa në finale pësoi nga zvicerania, Lea Bosshard. Anëtarja e tjetër e klubit të karatesë “Fushë Kosova”, Valëza Gashi, përfundoi në pozitën e pestë në kategorinë e saj kadet +54 kilogramë. Ndërsa tek konkurrenca e meshkujve, u siguruan dy medalje. Ensar Zejnullahu nga klubi “Ardhmëria” në Prishtinë, fitoi medalje argjendi tek kategoria e kadetëve të rinj mbi 55 kilogramë. Ndërsa të bronztën, e siguroi Rigon Baruti nga klubi “Mitrovica” në kategorinë e juniorëve deri në 68-të kilogramë. Kosova në këtë garë mori pjesë me 40-të garues nga 799-të karateistë nga gjithë bota, të udhëhequr nga dy përzgjedhësit Ylber Syla dhe Leutrim Pepaj dhe krahas tyre u përfaqësua edhe nga dy gjyqtarët, Ardian Muhadri dhe Astrit Ndrecaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 2 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 10 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day