Vajza që "jeton" në shumë trupa - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajza që “jeton” në shumë trupa

NULL NULL
12/05/2015

Çdo natë përpara se të shkojë të flejë, Ilse Fieldsend i dëgjon inqizimet e rrahjeve të zemrës së vajzës së saj të vdekur.

Është ky inqizim i një momenti të  pikëllimit të thellë , që nuk do e lejojë Ilsen e burrin e saj James  ta harrojnë kurrë jetën e lumtur që kishin.

Ajo e kishte përgaditur vetën që vajza e saj tre vjeç  Georgia do të vdes, duke e përkundur në shtrat, duke e puthur e duke i thënë se sa shumë e donte.

Kështu Ilse  qetësisht së  bashku me mjekët e “shkëputi” nga aparatura Georgian që e mbante në jetë.

Por sot gati 18 muaj pas tragjedisë Ilse kënaqet me atë se çfarë vajza e saj 3 vjeçe la pas.

Është kjo fotoja e një djali të vogël të buzqeshur, jeta e të cilit u shpëtua pasi Ilse dhe burri i saj vendosën që ti dhuronin organet e Georgias.

Ky djal i buzqeshur është vetëm një nga katër fëmijë të cilët jetojnë të shëndoshë me organet e dhuruara të Georgias.

“Është shumë, e rëndë ta shohësh që një fëmijë  tjetër ka pjesë të fëmijut tënd në trupin e tij, por gjithashtu është diçka shumë e bukur sepse kjo më jep forcë.”

“Ne e dim që nëse nuk do i dhuronim organet këtij djali të vogël , ose të tjerëve që i kanë zemrën dhe veshkët e saj nuk do të jetonin më. Apo dy djem të moshës 20 vjeçe që fal syve të bukur ngjyrë të kaltërt të Georgias, kanë filluar të shohin. Kjo është arsyje se pse unë ndjehem pozitive.  Sepse kur ajo ishte në jetë, e gëzonte jetën tonë, tash ajo po e ruan jetën e të tjerëve” – është shprehur Ilse.

 

 

georgia

 

Georgia dhe vllau i saj Joushua për Krishtlindje në vitin 2012

familja

Georgia me familjen e saj.

 

ilse

 

Familja Fieldsend,  dhe djali i tyre Joshua.