15:31, 12 Qershor 2019

Paige Donovan Smith ka treguar se si e ka luftuar tetë herë sepsën përgjatë gati një viti.

Smith kishte pasur probleme me fshikëz, epilepsi dhe ankth si dhe me sindromën Elers-Danlos dhe ishte shtruar në spital vjeshtën e kaluar, ndërkaq tani i janë bërë dhjetë muaj që kur është hospitalizuar.

Pak pasi ishte sjellë aty, asaj i ishte shfaqur sepsa apo infeksioni i gjakut, të cilën iu desh ta luftonte më pas edhe shtatë herë të tjera.

“Nuk e kam marrë sepsën një herë, as dy, por tetë herë në dhjetë muaj sepse sëmundjet e mia e bëjnë shumë të mundur që të prekem nga ajo”, ka thënë Smith.

“Secilën herë ka qenë aq afër saqë mjekët iu kanë thënë prindërve të mi që me shumë gjasë nuk do t’ia dilja. Por e kam mbijetuar çdo herë”.

Megjithatë, Paige nuk e di se sa kohë jetë i ka mbetur, dhe pohon që nuk mund të ecë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë