Vajza më e bukur në botë tashmë pjesë e botës së modës (FOTO) NULL NULL 22.09.2017 20:00 22.09.2017 20:00 Modelja 16 vjeçare që dikur u cilësua si “vajza më e bukur në botë” tashmë është futur në botën e modës. Thylane Blondeau është parë e ulur në radhë të parë në prezantimin e Tommy Hilfiger. Bukuroshja adoleshente në këtë ngjarje kishte vëshur një palë rroba të po këtij dizajneri, transmeton Klan Kosova. Ajo tashmë ka nënshkruar me kompaninë e modës IMG, kompania e njejtë në të cilën është edhe modelja tashmë shumë e njohur, Gigi Hadid. Duket qartë se modelja e re është pjesë e sfilatave, kampanjave e botës së modës që di të jetë shumë fitimprurëse. Madje ajo akoma pa filluar mirë, duket se ka arritur të ketë shumë fansa…biondja e bukur numëron mbi 1,6 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram. Megjithëse karriera e modelimit të Blondeau është ende në fillimet e saj, modelja e re franceze tashmë është paraqitur në një kampanjë të markës së njohur L’Oreal dhe ka sfiluar për të famshmin Jean Paul Gaultier, gjë që ajo e bëri në moshën katërvjeçare. Qysh në moshën 10 vjeçare, ajo u shfaq në revistën Vogue në Francë në një fotografiqë u kritikua shumë për natyrën e saj seksuale pasi përfshinte një fëmijë që kishte shumë grim dhe kishte veshur take të larta. Bija e futbollistit, Patrick Blondeau dhe aktores, Véronika Loubry, ka mundësi që të futet në botën e modës si një stuhi pasi tashmë ka shumë dizajnerë dhe kompani të modelingut që duan ta ketë atë pjesë të kampanjave dhe sfilatave të tyre më të mira. Madje, bukuroshja bionde ka edhe një karrierë në botën e filmit pasi ajo ka bërë debutimin e saj në një film francez të zhanrit aventurë, Belle & Sebastian: The Adventure Continues. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.