Vajza e Shkurte Fejzës tregon për gjendjen e babait të saj NULL NULL 24.02.2024 19:45 24.02.2024 19:45 Vajza e Bajrush Behlulit, Gresa, ka dhënë detaje mbi gjendjen e babait të saj, i cili u godit nga një veturë në Prizren. Ajo tha se babai i saj është mirë me shëndet, teksa ka falënderuar të gjithë stafin mjekësor që u angazhuan për tejkalimin e gjendjes. “Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë. Falënderojmë të gjithë stafin mjekësor të spitalit regjional të Prizrenit, mjekët, motrat, që nga porta e deri specialistët që u angazhuan për tejkalimin e kësaj gjendje”, shkroi ajo, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Behluli bëri të ditur se babai i saj nuk është liruar nga spitali, ndërsa falënderoi të gjithë ata që u kujdesën për gjendjen shëndetësore të tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dërguti: KQZ-ja s'e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve 14 orë më parë