Vajza e lezetshme e Jimmy Kimmel (Foto) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajza e lezetshme e Jimmy Kimmel (Foto)

NULL NULL
17/10/2015

Jimmy Kimmer është një baba për t’u admiruar, transmeton Klan Kosova.

Ylli i “Jimmy Kimmel Live” më në fund i është bashkangjitur rrjetit social “Facebook” të premten, dhe e ka shpërndarë me ndjekësit e tij një fotografi me vajzën e tij Jane, ku shihet komediani duke i buzëqeshur kamerës, derisa vajza e tij e lezetshme qëndronte mbi supet e tij.

Jimmy dhe gruaja e tij Molly McNearney e kanë mirëpritur vajzën e tyre në qershor të vitit 2014, dhe mund të themi se ajo përfundimisht duket si një miks perfekt i prindërve të saj.

Vogëlushja 15 muajshe është fëmija i tretë për komedianin, ndërsa e para për Molly.

Jimmy e ka një vajzë të quajtur Katie, dhe një djalë me emrin Kevin, me ish gruan e tij Gina Kimmel.