Vajza e Gecit për Komunikatën 59: Babanë tim s’ka mundur ta shkatërrojë Millosheviqi e lëre më Thaçi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajza e Gecit për Komunikatën 59: Babanë tim s’ka mundur ta shkatërrojë Millosheviqi e lëre më Thaçi

NULL NULL
06.04.2023 12:02
Marigona Geci

Deputetja e LDK-së Marigona Geci, në emër të familjes Geci i ka falënderuar Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, për siç tha ajo, zbardhjen e Komunikatës 59.

Ajo tha se e ka lexuar një pjesë të deklaratës së Rexhep Selimi dhënë në Prokurorinë Speciale, rreth babait të saj, Gani Gecit.

“Sipas deklaratës së Selimit, përmes një thirrje telefonike satelitore, Thaçi ia kishte lexuar tekstin e Komunikatës 59, Rexhep Selimit. Rexhep Selimi e kishte pyetur Thaçin se pse e kishte përfshirë të pavërtetën për Gani Gecin, se kishte udhëhequr masakrat serbe, Thaçi i ishte përgjigjur ‘në mënyrë që ta shkatërrojmë plotësisht’”, tha Geci, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se sipas deklaratës së Selimit, Hashim Thaçi ka tentuar ta shkatërrojë familjen dhe babain e saj, teksa shtoi se “familjen dhe babanë tim s’ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviqit e lëre më Hashim Haxhi Polari prej Broje”

“Sipas deklaratës së Rexhep Selimit, Hashim Thaçi paska tentuar ta shkatërrojë familjen time dhe babain tim. Edhe në vitin 1945 Serbia e ka djegur dhe ka tentuar ta shkatërrojë familjen time, por ka shpëtuar gjyshi im, Ademi”.

“Ndërsa, tani, përveç gjashtë axhallarëve dhe babait tim, jemi edhe 120 anëtarë të tjerë. Këtu në kuvend, për zbardhjen e Komunikatës 59, dua t’i falënderojë udhëheqësit e Zonës Operative të Drenicës, luftëtarët e Prekazit dhe Llaushës, që e kundërshtuan Komunikatën 59 qysh më 8 nëntor 1998”, tha Geci.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.