Vaji i farës së zezë për çdo sëmundje - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vaji i farës së zezë për çdo sëmundje

NULL NULL
26/05/2015

Vaji i farës së zezë ka një mori vetish kuruese.
Pas lindjes, tek gratë ndihmon në shtimin e qumështit të gjirit.

Ndihmon në regullimin e ciklit menstrual, gjithashtu ndikon në shtimin e oreksit tek personat që kanë problem me apetit.

Vaji i farës së zezë forcon sistemin imunitar dhe i mundëson trupit të qendrojë i fortë.
Poashtu përdoret për pengimin e hemorroideve dhe rënies së flokëve.
Preferohet edhe për personat që kanë probleme me qarkullimin e gjakut.

Përdorimi:
Në një filxhan ujë, hidhen 4-5 pika vaj i farës së zezë dhe pihet 3 herë në ditë.

Për përdorim të jashtëm, për personat që kanë problem me lekurë të thatë, përdoret me anë të masazhit në lekurë.

Për personat që kanë probleme me sinus, përdorimi bëhet duke i hedhur në mbremje dhe në mëngjes 1-2 pika në hundë.

Tek personat që kanë probleme me hemorroide, përdoret duke pirë nga një lugë të mesme në mëngjes, dhe për përdorim të jashtëm përdoret për lyerje. / klankosova.tv