22:30, 11 Korrik 2019

Ka shumë mënyra të ndryshme që ju mund të konsumoni vajin e farave të zeaa, shumë prej të cilave do t’ju ndihmojnë të humbni peshë duke përmirësuar metabolizmin tuaj.

Vitaminat B në këtë vaj nxisin metabolizmin e energjisë së trupit, duke ndihmuar në rritjen e djegies së paster të yndyrës. Kjo mund t’ju ndihmojë për të djegur më shumë kalori se sa konsumoni, duke krijuar kështu një deficit në kalori, kështu duke çuar në humbje graduale të peshës.

Për më tepër, vaji i farërave të zeza mund të frenojë oreksin dhe ka një efekt anoreksik të lehtë në trup, duke shtypur dëshirën për të konsumuar më shumë ushqime.

Disa nga metodat më të njohura të konsumimit të vajit të farave të zeza për humbje peshe përfshijnë:

Përzierjen e një luge çaji të vajit në kos ose përzierjen e tij në një salcë sallate.
Shtimi i këtij vaji në qumësht / lëng portokalli në mëngjes është gjithashtu një mënyrë për të marrë dozën tuaj të përditshme.

Doza e rekomanduar është midis 1 dhe 3 lugë në ditë, por është më mirë të filloni me një sasi më të vogël dhe të monitoroni reagimin e trupit tuaj ndaj vajit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë