11:45, 11 Shkurt 2019

Policia në Tiranë ka nisur procedimin penal për 45-vjeçarin me iniciale A.M., i cili ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku në QSUT ditën e diel.

Pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht mjekun e urgjencës.

Ky shtetas, pasi ka goditur mjekun është larguar nga spitali. Policia po vijon punën për gjetjen dhe ndalimin e tij, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë