Ushtria siriane përgatitë sulme për ISIS-in - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria siriane përgatitë sulme për ISIS-in

NULL NULL
14/10/2015

Militantët e Shtetit Islamik luftuan grupet rivale të mërkurën në veri të qytetit të Aleppo-së.

Atje zyrtarët thonë se ushtria siriane është duke përgatitur një offensive duke u mbështetur nga ushtarët iranian dhe avionëve rusë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rruga e përdorur nga banorët e Aleppos shkon në veri të kufirit turk, ku edhe mbetën të bllokuara të mërkurën, përcjellë Klan Kosova.

Ai veq të tjerash shtoi se sot kishte beteja të ashpëra në Aleppon veriore duke u fokusuar kështu më tepër në fshatra.

Njësia e tij është një nga forcat kryengritëse ku gjejnë vetën duke luftuar Shtetin Islamik në terren, e në të njejtën kohë ata janë të bombarduar nga avionët rusë dhe po përgatiten për sulme të mëtejshme tokësore nga ushtria dhe aleatëtg e saj të jashtëm, përcjellë Klan Kosova.

Observatori sirian gjithashtu bëri të ditur se cdo përshkallzim i mëtejshëm në zonën Aleppo, pranë kufirit turk, do të sjellë zemërim të mëtejshëm në Ankara, e cila është edhe anëtare e NATO-së, e që kundershton ashpër presidentin Bashar al-Assad e që mbështetë kryengritësit por që ka shqetësim të thellë për sulmet ajrore ruse, transmeton Klan Kosova.