Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria ruse nis ofensivë në rajonin Zaporizhzhia

NULL NULL
21.01.2023 15:03

AFP-ja raporton se ushtria ruse sot ka thënë se trupat e saj kanë nisur një ofensivë në rajonin Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës.

Forcat ruse pretenduan të kenë fituar “më shumë vija avantazhi dhe pozicione” gjatë sulmit, raporton “The Guardian”.

Rajoni është bërë burim i luftimeve të ashpra në javët e fundit. Oleksandr Starukh, guvernator i rajonit, tha se forcat ruse ndërmorën 160 sulme granatuese gjatë natës.

Në një postim në “Telegram”, ai tha se 21 qytete kanë qenë cak. Një grua është vrarë dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.