Ushtria izraelite vret 23 palestinezë pranë vendit të ndihmave në Gaza NULL NULL 20.06.2025 17:17 20.06.2025 17:17 Foto nga Getty Images Forcat izraelite kanë vrarë 23 palestinezë pasi hapën zjarr ndaj turmave të mbledhura pranë një vendi ndihmash, thonë dëshmitarët dhe mjekët për BBC, transmeton Klankosova.tv. Tanke dhe dronë qëlluan mijëra njerëz pranë një qendre ndihmash në Gazën qendrore të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, thanë dëshmitarët dhe mjekët. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat qëlluan me armë paralajmëruese pasi njerëzit u mblodhën aty pranë. Një avion izraelit më pas goditi “disa të dyshuar” të cilët, sipas IDF-së, vazhduan të ecnin drejt trupave. GHF ka mohuar se ka ndodhur një të shtënë pranë vendeve të saj. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 400 palestinezë janë vrarë në incidente të ngjashme që nga fundi i majit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj 12 minuta më parë
Lajme Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë 25 minuta më parë
Lajme Çka deklaruan ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë e Britanisë në takimin me homologun e tyre iranian? 26 minuta më parë