Ushtria izraelite thotë se nuk ka rënie të predhave pas rrëzimit të raketave iraniane NULL NULL 15.06.2025 16:47 15.06.2025 16:47 Ushtria izraelite ka thënë se disa raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit së fundmi. “Shumica e tyre u ndaluan”, tha ushtria, duke shtuar se nuk ka raportime për predha të rëna. “Ne kërkojmë që publiku të vazhdojë të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm”, përfundon deklarata. Kjo valë e fundit e sulmeve raketore iraniane ndaj Izraelit vjen pas tre ditësh sulmesh të të dyja vendeve ndaj njëri-tjetrit, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit të premten, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.