Ushtria izraelite thotë se ka rrethuar qytetin e Jabalya NULL NULL 21.11.2023 14:34 21.11.2023 14:34 Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se ka “përfunduar rrethimin” e qytetit verior të Gazës, Jabalya. IDF tha se kishte mbështetje nga avionët luftarakë dhe dronët. Ushtria izraelite tha se sulmet e saj në rajon kishin në shënjestër tre boshte tunelesh dhe vranë dhjetëra militantë. Ajo gjithashtu pretendoi se po operonte në veri të zonës Jabalya për të shkatërruar boshtet e tunelit dhe për të kapur armë. CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e fushëbetejës, raporton CNN transmeton Klankosova.tv. Më vonë të martën, IDF u tha banorëve të Gazës veriore që të evakuoheshin nga lagjet Jabalya, Al-Daraj Al-Tuffah dhe Al-Shuja’iya, duke thënë në një deklaratë: “Ne ju bëjmë thirrje që të evakuoheni urgjentisht sepse është e rrezikshme për ju të qëndroni atje”. Në një postim në mediat sociale, Forca Ajrore izraelite tha se goditi rreth 250 objektiva të Hamasit brenda ditës së fundit, si pjesë e operacioneve të IDF në Rripin e Gazës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Zyrtari i OKB-së paralajmëron se gjysma e banorëve të Gazës po vdesin nga uria 6 minuta më parë
Lajme Granatimet po vazhdojnë në afërsi të spitalit Al-Amal në Khan Younis të Gazës 11 minuta më parë