Ushtria izraelite thotë se ka goditur vendet e prodhimit të armëve në Iran NULL NULL 15.06.2025 23:53 15.06.2025 23:53 Ushtria izraelite ka thënë se Izraeli ka kryer një valë sulmesh në shkallë të gjerë duke synuar disa vende prodhimi armësh në Iran. “Vendet e shumta të prodhimit të armëve në të gjithë Iranin u vunë në shënjestër”, thuhet në njoftimin e kësaj ushtrie, raporton CNN. Këto objektiva përfshinin një vend për prodhimin e sistemeve të navigimit dhe raketave, një vend për prodhimin e karburanteve për lloje të ndryshme raketash dhe një mikser planetar të projektuar për prodhimin e motorëve të raketave tokë-tokë. IDF raportoi gjithashtu se sulmet goditën një vend prodhimi për komponentët e sistemeve të mbrojtjes ajrore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.