Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria izraelite thotë se i kishte planifikuar sulmet ndaj Iranit për vite me radhë

NULL NULL
20.06.2025 23:14
Ushtria izraelite - Foto nga AP
Ushtria izraelite - Foto nga AP

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se i kanë përgatitur sulmet e tyre kundër Iranit prej shumë vitesh.

Shefi i Shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, thotë se përgatitjet u përshpejtuan në muajt e fundit në “fshehtësi të rreptë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pa dhënë detaje, Zamir thotë se operacioni u bë i mundur “falë konvergjencës së kushteve operacionale dhe strategjike”, dhe se vonesa e sulmeve do të kishte rrezik të humbiste ato kushte dhe ta vinte Izraelin në disavantazh.

“Falë një sulmi të fuqishëm dhe të papritur, arritëm rezultate të jashtëzakonshme”, deklaroi Zamir.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.