Ushtria izraelite thotë se dhjetëra objektiva ushtarake u sulmuan në të gjithë Iranin NULL NULL 22.06.2025 16:42 22.06.2025 16:42 Ushtria izraelite po vazhdon të sulmojë Iranin pas bombave amerikane që goditën tre lokacione bërthamore. Forca ajrore e vendit thotë se më herët sot 30 avionë luftarakë “sulmuan dhjetëra objektiva ushtarake në të gjithë Iranin, duke përdorur më shumë se 60 municione”. I pari në valën e sulmeve shënjestroi një “seli të raketave strategjike në rajonin e Yazdit”, thonë ata, përpara se të shtojnë se “lokacionet ushtarake” u sulmuan në Isfahan, Bushehr dhe Ahvaz. Si kujtesë, sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, thotë se ShBA-ja “shkatërroi programin bërthamor iranian” në sulmet e kryera gjatë natës në tre lokacione – Fordo, Natanz dhe Isfahan, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Punë e rëndë në KEK, pamje si një punëtor del nga brendësia e kaldajës (VIDEO) 20 minuta më parë
Lajme Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme 30 minuta më parë