Ushtria izraelite: Një valë e re raketash është lëshuar sërish nga Irani NULL NULL 24.06.2025 05:01 24.06.2025 05:01 Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se sirena alarmi janë aktivizuar në disa pjesë të Izraelit, pasi janë lëshuar raketa nga Irani. Në një deklaratë zyrtare thuhet se:“Pak më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet mbrojtëse janë në funksion për të ndërprerë kërcënimin. Me marrjen e alarmit, publiku udhëzohet të hyjë në hapësira të mbrojtura dhe të qëndrojë aty deri në njoftimin e radhës”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ky zhvillim vjen pasi ministri i jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, deklaroi më herët se veprimet ushtarake të Iranit do të vazhdonin deri në orën 04:00 sipas kohës së Teheranit. Ndërkohë, ora në Teheran ka kaluar 06:00, duke ngritur shqetësime se sulmet po vazhdojnë përtej afatit të paralajmëruar dhe se tensionet janë duke u përshkallëzuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “E humbën jetën 9 anëtarë të familjes sime”, rrëfimi i veteranit për masakrën e Qyshkut (VIDEO) 5 minuta më parë