Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje

NULL NULL
13.06.2025 22:43

Pas raportimeve nga disa media iraniane se një pilote izraelite është kapur, ushtria izraelite ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Një raport nga agjencia e lajmeve “Tasnim” e Iranit thotë se mbrojtja ajrore e vendit ka rrëzuar dy avionë luftarakë izraelitë dhe “piloti i njërit prej këtyre avionëve luftarakë, e cila është një grua, është kapur”.

Avichay Adraee, një zëdhënës për Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), thotë: “Raportime të rreme iraniane. Ky lajm që përhapet nga media iraniane është plotësisht i pabazuar”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

 

.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.