Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria izraelite: Më shumë se 50 avionë luftarakë izraelitë goditën Teheranin

NULL NULL
23.06.2025 17:37
Ushtria izraelite - Foto nga AP
Ushtria izraelite - Foto nga AP

Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot.

Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se më shumë se 50 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite kanë goditur objektiva ushtarake në Teheran, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në përditësim thuhet se gjatë një “serie sulmesh të fundit”, avionët luftarakë goditën “qendrat e komandës ushtarake”.

“Vendet e goditura përfshinin vende prodhimi raketash dhe radarësh dhe infrastrukturë magazinimi raketash në Teheran”, thuhet tutje në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.