Ushtria e Ukrainës: Njësitet e Wagner janë zbythur në Bakhmut - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria e Ukrainës: Njësitet e Wagner janë zbythur në Bakhmut

NULL NULL
10.05.2023 23:12
Wagner

Luftëtarë të grupit mercenar Wagner janë tërhequr në lindje të qytetit të Makhmut në Ukrainë, nga zonat ky ata ishin me mision lufte.

Kësisoj ka bërë të ditur zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, duke thënë se ata janë zëvendësuar me forca të rregullta ruse, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.

Situata rreth Bakhmut thuhet se duke të jetë stabile, derisa ushtria ukrainase ka thënë se nuk ka pësuar humbje nëpër pozicionet e saj përgjatë ditës së fundit.

Ngjashëm kanë raportuar edhe nga rusët, por që ka pasur ankesa e ka pasur mungesa koordinimi në mes të luftëtarëve të Wagner dhe forcave ruse.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.