Ushtari i FSK-së që plagosi dy serbët në Shtërpcë çohet në arrest shtëpiak (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 16.03.2023 20:19 nga Qendresa Tershana 16.03.2023 20:19 Në seancën e mbajtur të enjten në Gjykatë Themelore të Ferizajt, u vendos që Azem Kurtaj, ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, të lirohet nga paraburgimi. Për rastin e plagosjes së dy të rinjve serbë në komunën e Shtërpcës në ditën e gjashtë të janarit, Kurtaj do të qëndrojë në arrest shtëpiak, raporton Klan Kosova. Por, as veprën që shkaktoi “rrezik të përgjithshëm” e as ata për “përdorim të armës”, i akuzuari nuk i pranoi. Kjo sikur i nxiti avokatët që të tregojnë që kanë kërkuar nga Prokuroria në Ferizaj që të ashpërsojnë veprën penale, dhe veprimin e Azem Kurtajt ta hetojnë si “vrasje në tentativë”, raporton Klan Kosova. Ky veprim e edhe të tjerat që po kërkohen nga pala e dëmtuar, po thuhet se janë të ndikuara nga politika në Beograd. Por, sipas avokatit, nga ky ndikim nuk po përjashtohen as institucionet e Republikës së Kosovës. Gjetjet e institucioneve vendore, atyre të drejtësisë, po thuhet se po kontestohen nga pala që po i përfaqëson dy serbët e rinj. Për krejt këto zhvillime në rastin Kurtaj, që sipas avokatëve nuk është çështje etnike, këta kërkojnë reagim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ai Prokurorial. Plagosja e dy serbëve, 11 e 21-vjeçarë, pati revoltuar serbët e Shtërpcës të cilët për disa orë kishin vendosur edhe bllokada në rrugë. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 06/02/2023