Ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigoifer NULL NULL 16.06.2015 18:30 16.06.2015 18:30 Kur është fjala për ruajtjen e ushqimit të duhur frigoiferi është pajisja shtëpiake që ka një rol të rëndësishëm sidomos gjatë verës kur temperaturat janë të larta, transmeton Klan Kosova. Ushqimet që nuk kanë nevojë të mbahen në frigoifer janë: Vaji i ullirit Nëse ju do e vendosni në frigoifer atë, atëherë ai do të trashet duke marrë trajtën e gjalpit. Patatet Patatet në frigoifer, bëhen të ëmbla dhe të ashpra. Kjo pasi temperatura e ftohtë e kthen niseshten në sheqer shumë shpejt. Do të ishte më mirë t’i mbani ato në një çantë letre në një vend të freskët, por jo të ftohtë. Domatet Domatet e humbin të gjithë shijen e tyre në frigoifer, pasi ajri i ftohtë ndalon procesin e pjekjes. Borziloku Borzilokun duhet ta mbani në një gotë me ujë të freskët, njësoj si lulet, nëse e vendosni në frigoifer ai do të prishet më shpejt dhe do të marrë erë. Mjalti Mjalti do të qëndrojë i mirë përgjithmonë, nëse e mbani të mbyllur hermetikisht në temperaturë dhome. Buka Frigoriferi do e thajë shumë shpejt bukën. Megjithatë, përjashtim kanë rastet kur buka është në feta dhe keni në plan ta përdorni në ditët e ardhshme./klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Dhimbja në këtë pjesë të trupit mund të jetë shenjë e fshehur e kancerit të prostatës 2 orë më parë
Shëndet A mund ta dalloni ndryshimet mes një ftohjeje, Covid-it dhe gripit të derrit? Ja lista e plotë e simptomave 20 orë më parë