Ushqimet që duhet t’i konsumojmë çdo herë NULL NULL 14.05.2015 19:38 14.05.2015 19:38 Për të qenë vitalë, rezistentë ndaj shumë sëmundjeve, për të mbajtur nën kontroll kolesterolin dhe tensionin e gjakut, mjafton që në kuzhinën tuaj të keni me patjetër disa nga ushqimet që do të ju hynë në punë shumë. Ato nuk duhet të mungojnë asnjëherë në kuzhinën tuaj sepse trupi juaj do t’ju jetë gjithmonë mirënjohës. 1.Frutat e pyllit Manaferra, boronica dhe luleshtrydhet janë të shijshme dhe me kalori të pakta. Ato përmbajnë 40 kalori në 100 gramë, pra nuk ju shëndoshin. Janë të pasura me minerale dhe vitamina të grupit A dhe C, kjo e fundit është e paçmueshme, sidomos gjatë dimrit. 2.Arrat Acidi alfa linoleik, që ato përmbajnë (një yndyrë e pangopur e Omega 3) ndihmon në mbajtjen pastër të enëve të gjakut, ndërsa favorizon në mirëqarkullimin e gjakut. Vitamina E e tyre ju ndihmon që të mos plakeni shpejt. Mjaftojnë 5 ose 6 kokrra në ditë, më shumë se kaq do të rrezikoni të shëndosheni. 3.Hudhra Hudhra ndihmon në mbajtjen e tensionit të ulët dhe të kolesterolit, ndërsa përmban shumë vitamina të grupit B, C, E dhe K, si dhe shumë minerale si kalcium, hekur, magnez, fosfor e kalium. Për më tepër, ajo përmban selen, mjaft i rëndësishëm për jetëgjatësinë e spermatozoideve, por edhe për kujtesën. Ju duhet të konsumoni të paktën dy thelpinj në ditë 4.Bananet Kanë shumë veti ushqyese sidomos për lëkurën, falë përmbajtjes së lartë të vitaminave të grupit A, B1, B2, C dhe të kripërave minerale, kaliumit dhe karbohidrateve. Rekomandohen veçanërisht për ata që vuajnë nga hipertensioni dhe dhembjet e barkut, falë përmbajtjes së lartë të kaliumit që ato kanë. Duhet të hani një ose dy banane në javë. 5.Ananasi Përmban bromelin, një enzimë që stimulon lëngjet në stomak, ndihmon sidomos në tretjen e proteinave. Ai është një ndihmë e madhe për ata që e duan shumë mishin. Ndër të tjera, përmban edhe kalcium dhe mangan, të dobishëm për kocka të shëndetshme. Këshillohet që të hani dy ose tri feta prej tij dy herë në javë. Por nëse konsumoni mishin e kuq, mund të shijoni edhe më shumë feta ananasi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 19 orë më parë