18:30, 14 Prill 2019

Infeksionet vaginale janë një nga problematika shëndetësore më të zakonshme, që prekin pothuaj të gjitha vajzat dhe gratë. Ndër infeksionet më të rrezikshme përmendim infeksionin vaginal Maja që shkaktohet nga kërpudha bakteriale Candida.

Ky bakter shumohet në paretet e brendshme të vagjinës si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së kujdesit personal. Si rrjedhojëkeni sekrecione vaginale më ngjyrë të verdhë, erë të rëndë nga poshtë, djegie gjatë urinimit apo penetrimit seksual, si dhe kruajtje të vazhdueshme.

Ushqimet dhe pijet kanë efekt të ndryshëm në funksionimin e organeve të trupit, disa ju japin energji, ndërsa të tjera punojnë kundër tij. Nuk është çudi, ajo që ne hamë gjithashtu ka ndikim në shëndetin e vagjinës.

Ja një listë e disa ushqimeve të zakonshme që do t’ju ndihmojë të forconi dhe të përmirësoni shëndetin tuaj vaginal:

Kos natyral:
Kosi luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e higjienës vaginale , duke qenë se përmban acid lufton infeksionet maja. Kur të blini kos, sigurohuni të mos përmbajë sheqerna.

Lëng boronice:
Lëngu i boronicës është i njohur për efektin e tij çudibërës në fshikëz. Ky lëng parandalon infeksionet e traktit urinar. Shumica e lëngjeve të boronicës që gjenden në dyqane, për fat të keq përmbajnë shumë sheqer për t’i shërbyer qëllimit të tij shërues. Është më mirë ta përgatisni vetë lëngun me boronica të freskëta. Provoni ti përzieni me kos, japin efekte të mahnitshme.

Hudhër:
Për rezultate më të mira, konsumojeni të papërpunuar. Ajo në mënyrë efektive parandalon simptomat e infeksionit vaginal. Vendosni një thelb hudhër të pastruar në vaginë dhe lëreni gjatë gjithë natës. Përsëriteni trajtimin për tri net rresht. Mund të tingëllojë e çuditshme por do t’ju largojë infeksionin.

Fruta dhe perime të freskëta:
Frutat dhe perimet e freskëta përmirësojnë shëndetin tuaj vaginal. Vitamina C është e njohur si përforcuese e sistemit imunitar. Agrumet, luleshtrydhet, kivit, specat jeshilë dhe të kuq, dhe brokoli janë të gjitha të pasura me vitaminë C. Zarzavatet me gjethe duhet të konsumohen me bollëk, pasi ndihmojnë për të parandaluar thatësinë vaginale. Mundohuni të hani shumë spinaq, lakër jeshile, lakër dhe zarzavate të tjera me gjethe.

Patatet e ëmbla:
Ato janë të pasura me vitaminën A, e cila rrit prodhimin e hormoneve që na sigurojnë energjinë që na nevojitet gjatë ditës. Përveç kësaj, patatet e ëmbla thuhet se forcojnë muret vaginale dhe të mitrës.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë