15:30, 11 Korrik 2019

Usher po kërkon para nga gruaja që e akuzoi se ai ia dha virusin Herpes.

Këngëtari i famshëm kërkon nga gjykatësi në Los Angeles që t’i jep të drejtën e përfitimit të 2.500 dollarëve, sanksion kundër akuzueses së tij dhe ekipit të saj ligjor.

Në dokumentet e siguruara nga mediat e huaja shihet se Usher pohoi që akuzuesja e tij refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të tij në gjykatë, ku ai e kishte pyetur në lidhje me akuzat.

Ai tani kërkon që gjykatësi ta urdhërojë gruan në fjalë që të përgjigjet dhe të sanksionohet për mospërgjigje. Gjithashtu ai tha se refuzimi i saj ishte “bazuar në dy kundërshtime, e të cilat janë kaq të pakuptueshme saqë duhet të sanksionohen”.

Sipas raportimeve, avokati i saj në mënyrë të përsëritur “ e udhëzoi klienten e tij që të mos përgjigjej, duke thënë se ishte pushtim i privatësisë së saj”.

Në lidhje me këtë nuk është marrë ende asnjë vendim.

Kujtojmë se kohë më parë gruaja në fjalë e kishte akuzuar këngëtarin se ia kishte ngjitur sëmundjen gjatë një marrëdhënieje të tyre seksuale, akuzë kjo që më pas u hodh poshtë dhe padia 20-milionëshe kundër tij u tërhoq.

Konkurs Pune

Lexo më shumë