Ursula von der Leyen: E mirëpresim votimin e Zvicrës për lirinë e lëvizjes me BE

Ursula von der Leyen: E mirëpresim votimin e Zvicrës për lirinë e lëvizjes me BE

NULL NULL
4 javë më parë

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur sot referendumin e Zvicrës rreth refuzimit të kufizimit të imigracionit për banorët e BE-së, transmeton Klan Kosova.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, deklaroi se vota e zviceranëve sot e konfirmoi një nga shtyllat kryesore të marrëdhënies BE-Zvicër “lirinë e ndërsjellë të lëvizjes, qëndrimit dhe punës në Zvicër dhe BE”.

“Unë e mirëpres një rezultat të tillë dhe e shoh si një shenjë pozitive në mënyrë që ne të mund të forcojmë dhe thellojmë më tej lidhjet tona”

“Së shpejti do të bisedojë me presidenten e Konfederatës zvicerane Simonetta Sommaruga”.

“Tani pres që Këshilli Federal Zviceran të ndërmarrë hapa të shpejtë për të nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen kornizë institucionale që kemi finalizuar në vitin 2018,” tha von der Leyen.