Ursula von der Leyen arrin në Shkup

Ursula von der Leyen arrin në Shkup

NULL NULL
3 weeks më parë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur në aeroportin e Shkupit ku është pritur nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Presidentja e KE-së paraprakisht gjatë ditës ka vizituar Tiranën derisa nesër do të vizitojë Kosovën për të vazhduar më pas në Beograd dhe Sarajevë, si pjesë e një sërë vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Vizita është një sinjal i fortë i nevojës për të vepruar dhe përmbushur besimin evropian: fillimin e negociatave. Kemi nevojë për më shumë se një hap përpara për të rikthyer besimin dhe shpresën e të rinjve në idenë evropiane dhe perspektivën e një mënyre evropiane të jetesës në shtëpi”, ka shkruar mes tjerash zëvendëskryeministri Dimitrov./ Alsat M