Urimi dhe Alisa ndihmojnë tri familje të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 20.03.2023 12:07 20.03.2023 12:07 Ish konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa patën shprehur gatishmërinë e tyre për t’i suportuar familjet e prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë. Dyshja, javë më parë kanë hapur një gjiro llogari, brenda të cilës krijuan fonde për t’i ndihmuar familjet në fjalë dhe për këtë iniciativë morën edhe mbështetjen e ndjekësve të tyre në mediat sociale. Çifti simpatik, Urimi dhe Alisa kanë shkuar për t’i ndihmuar gjithsej tri familje në qytetin e Mitrovicës që edhe para vërshimeve kishin probleme të theksuara ekonomike. Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.