“Urime Ramazani”, rruga e famshme e Londrës zbukurohet para muajit të shenjtë NULL NULL 22.03.2023 15:03 22.03.2023 15:03 Një ndër rrugët më të famshme të Londrës, West End, është ndriçuar për herë të parë me drita në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit. “Urime Ramazani” ishin dritat që ndriçuan rrugën me mijëra drita, njofton Klankosova.tv. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se ishte nder për të që zyrtarisht t’i ndizte dritat. “Për herë të parë ndonjëherë West End po ndriçohet nga një shfaqje e bukur dritash për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit ☪️✨. Ishte nder t’i ndizja zyrtarisht këtë mbrëmje përpara fillimit të Ramazanit” ka shkruar Khan në Twitter. Që nga dita e nesërme, 23 mars, myslimanët në mbarë botën do të fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. For the first time ever the West End is being lit up by a beautiful display of lights to mark the holy month of Ramadan ☪️✨ It was an honour to switch them on officially this evening ahead of the start of Ramadan. pic.twitter.com/t6gXpwAxiE — Mayor of London, Sadiq Khan (@MayorofLondon) March 21, 2023 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit 7 minuta më parë