Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Urime kampionja jonë” – Majlinda Kelmendi urohet për ditëlindje nga Federata e Xhudos së Kosovës

NULL NULL
09.05.2025 11:20

Kampionja Olimpike dhe një nga figurat më të ndritura të sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, feston sot ditëlindjen e 34-të.

Me këtë rast, Federata e Xhudos së Kosovës i ka dërguar një urim të veçantë kampiones që ka bërë historinë për vendin tonë në arenën ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv.

“Urime ditëlindjen, kampionja jonë Majlinda Kelmendi! Sot feston ditëlindjen simboli i krenarisë sonë kombëtare. Me arritjet e saj, lartësoi Kosovën!”, thuhet në urimin e Federatës.

Kelmendi është kampione olimpike, dy herë kampione bote dhe katër herë kampione e Evropës ,  një ikonë e padiskutueshme e sportit, që ka gdhendur emrin e saj në historinë kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Faleminderit që na dhe kaq shumë gëzim, nder dhe emocione të paharrueshme! Urime ditëlindjen, kampione!”, ishte urimi i Federatës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.