Uran Ismaili thotë se javën e ardhshme funksionalizohet projekti për Spitalin e Prishtinës (VIDEO) NULL NULL 20.09.2019 18:14 20.09.2019 18:14 Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Isamili ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka edhe më shumë projekte për të përmirësuar jetën e qytetarit në veçanti në sektorin që ky udhëhoqi për 18 muaj. Ismaili ka konfirmuar në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, se javën që vie do të nis funksionalizimi i projektit për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës. ”Po ka projekte që priten të përfundojnë që kanë nisur më herët. Është projekti i Spitalit të Prishtinës, kemi përfunduar një kontratë nga Ministria e Administratës për fizibilitetin detal të Spitalit të Prishtinës, është hera e parë që bëhet një hap drejt ndërtimit të Spitalit të Prishtinës”. ”Prishtina është mëkat që nuk e ka një spital të vetin, në këtë situatë qytetarët duhet të përballen me pritje të gjata në QKUK. Kemi nevojë që qytetarët e Prishtinës ta kenë spitalin e tyre sic e kanë Prizreni, Mitrovica, etj. Edhe kjo do të jetë një lajm shumë i mirë për qytetarët e Prishtinës sepse po bëhet funksionalizimi i projektit të Spitalit të Prishtinës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 12 minuta më parë