Uran Ismaili: Sot një frymë e re doli në pah në Prishtinë

Uran Ismaili: Sot një frymë e re doli në pah në Prishtinë

NULL NULL
1 month më parë

Kandidati i PDK-së për Prishtinë, Uran Ismaili, ka thënë se në ditën e zgjedhjeve një frymë e re doli në pah në Prishtinë.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që i besuan, njofton Klan Kosova.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve, pa dallim, që sot dolën dhe votuan për qytetin tonë. Falemnderit nga zemra të gjithëve që besojnë në mua, për atë që unë përfaqësoj, dhe që ma treguan besimin e tyre. Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë. Një mënyrë e re e të bërit politikë – që qytetarin e ka në qendër. Fara është mbjellë. Falemnderit ekipit tim, kandidatëve tanë, vullnetarëve tanë, si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Prishtina na bashkon”.

Pas numërimit të 89,18% të votave në Prishtinë, Ismaili është në vendin e tretë me 21,71% pas Arben Vitisë që ka marrë 42,30%, duke prirë derisa në vendin e dytë është Përparim Rama me 29,27%.