Uran Ismaili iu drejtohet qytetarëve: Faleminderit dhe votoni për Prishtinën që na bashkon!

Uran Ismaili iu drejtohet qytetarëve: Faleminderit dhe votoni për Prishtinën që na bashkon!

NULL NULL
2 months më parë

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka përmbyllur fushatën e tij me një fjalim përmes një videoje në rrjete sociale.

Ismaili ka falënderuar nga zemra Prishtinën për përvojën e jashtëzakonshme të kësaj fushate, njofton Klan Kosova.

“Ju falënderoj për idetë, mesazhet mbështetëse, ju falënderoj që më ftuat në shtëpitë tuaja, që më besuat! Ju falënderoj për të gjithë dashurinë, pëlqimet e zemrat në rrjetet sociale, ju falënderoj për përshëndetjet e sirenat në rrugë. Ju falënderoj që i bëtë pesë muajt e fundit, më të mirët e jetës sime. Tani është koha për ta vënë gjithë këtë entuziazëm, këtë energji e këtë shpresë në mbështetje me 17 tetor”, ka shkruar Ismaili.

“Të dielën voto 177, voto për Prishtinën që na bashkon! Prishtinë, ma gjallë, ma gjallë!”, ka përfunduar ai.