Lajmet e fundit

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Rrahman Rama, kanë negociuar me Policinë e Kosovës për hapjen e sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë dhe lejimin e hyrjes së protestuesve.
Pas bisedimeve me zyrtarët policorë, është mundësuar hapja e sheshit për qytetarët që po kërkojnë miratimin e ligjit që mbron UÇK-në.
Ndërkohë, PDK ka dënuar ashpër përdorimin e dhunës nga policia ndaj protestuesve, duke kërkuar ndaljen e ndërhyrjeve joproporcionale dhe respektimin e së drejtës për protestë.
PDK ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria, duke theksuar se institucionet e sigurisë nuk duhet të përdoren për qëllime politike apo për shtypjen e revoltës së qytetarëve.
Gjatë ndërhyrjes policore raportohet për dhjetëra të lënduar. Numri i saktë dhe gjendja e tyre ende nuk janë konfirmuar./Klankosova.tv