Lajmet e fundit

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa detyrën e ushtrueses së këtij funksioni do ta marrë sekretarja e partisë, Vlora Çitaku.
Pas këtij zhvillimi, kanë nisur të përmenden emrat e parë që mund të synojnë drejtimin e PDK-së. Në mesin e tyre janë Uran Ismaili dhe Përparim Gruda.
Kjo çështje u diskutua edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku gazetari Vullnet Krasniqi foli për zhvillimet e fundit brenda partisë dhe shenjat që, sipas tij, mund të tregojnë se Uran Ismaili po shihet si pasues i mundshëm i Bedri Hamzës.
Ndiqni diskutimin në videon e mëposhtme: