Uran Ismaili: Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje popullit dhe SHBA-së, shfrytëzoi agjendë mashtruese NULL NULL 26.03.2020 23:26 26.03.2020 23:26 Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kryeministri në detyrë Albin Kurti, duhet të kërkojë falje ndaj qytetarëve të Kosovës si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për Klan Kosovën, ai vlerëson se Kurti ka shfrytëzuar agjendë mashtruese, dhe sipas tij për këtë tashmë ka dhe reagim zyrtar nga SHBA-të. ”Siç e inicionte ai [Albin Kurti] ky plan mbështetej, shtyhej nga ambasadori Richard Grenell”. ”Kjo është një çudi e madhe e SHBA me siguri e kanë dëgjuar se çfarë ka shpifur ai në drejtim të tyre. Kjo duhet të pasojë me një kërkim falje ndaj atyre që na ndihmuan shumë”. ”Kjo pasi kryeministri me propagandë të tillë arrin ta helmojë popullin e vet arrin të krijojë një agjendë të një situate të re në Kosovë, atëherë kjo është një situatë tejet delikate për qytetarët e Kosovës. Prapë e ka shfrytëzu foltoren ta inicioi një propagandë të madhe ndaj SHBA. E para kemi thënë, rëndësia më e madhe është arsyeja që tani tregohet agjenda e mashtrimeve që ka bërë Kurti për të cilën nuk më vjen as mua mirë”. ”Kurti e ka shfrytëzuar një agjendë mashtruese. Nga ajo çfarë ne kemi dëgjuar, ka qenë e vështirë se je duke e mashtruar popullin por tani erdhi përgjigjia zyrtare. PDK ka thënë se nga 6 tetori do të jemi opozitë e mirë, për të sjellë argumente pse kjo qeveri bënë gabimet e saj”. Ai foli edhe për prishjen e koalicionit LVV e LDK, njofton Klan Kosova. ”U bënë koalicion i krizës e u shpërbënë me një krizë. Kemi treguar qartë që nga fillimi që ne dëshirojmë të jemi një opozitë. Kemi kundërshtuar qëndrimet mashtruese, nuk kemi lujt rol në mocion por kemi dhënë nënshkrimet tona”. ”Është me fat që njerëzit e presidencës amerikane janë në krah të Kosovës. Kur Kryeministri spekulon se janë në anën e Serbisë, një shtet që ka qenë për më shumë se 20 vjet sponzorues i Shtetit të Kosovës, është shumë e rëndë”. ”Fakti që ka spekuluar aq shumë, e ka helmuar aq shumë qytetarin e Kosovës, duhet të ketë një kërkim falje, së pari popullit të Kosovës e në anën tjetër edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse është tentuar të krijohet edhe momentum i gabuar. Serbia nuk është për njohje të ndërsjellë sepse ajo e konsideron Kosovën si pjesë të saj. Këtu tregon edhe njëherë qartë se në anën e cilit bosht e keni pozicionin e SHBA-së”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 54 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë