Uragani në Florida lë gjashtë të vdekur dhe shkatërrime të mëdha (VIDEO) NULL NULL 12.10.2018 08:34 12.10.2018 08:34 Uragani “Michael” bëri një shkatërrim të paimagjinueshëm në zonat bregdetare të Floridas, tha guvernatori i shtetit, Rick Scott. “Jeta e shumë njerëzve ka ndryshuar përgjithmonë”, tha ai”. “Shumë familje kanë humbur gjithçka”. Në zonat më të goditura në brigjet veri-perëndimore të Floridës ishin me shtëpi të rrënuara plotëisht, permët e prera dhe linjat e energjisë elektrike të shpërndara nëpër rrugë, njofton Klan Kosova. Uragani “Michael” goditi vendin të mërkurën me erërat me shpejtësi prej 250km/h, raporton BBC. Edhe pse më pas gjendja u qetësua, të paktën gjashtë vetë kanë vdekur, shumica prej tyre në Florida. Më shumë se 370,000 njerëz në Florida u evakuan, por zyrtarët besojnë se të shumtë ishin ata që nuk iu përgjigjën thirrjes së tyre për evakuim. Guvernatori Scott tha se Rojet bregdetare të SHBA-së kryen 10 misione brenda natës, duke shpëtuar së paku 27 vetë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.